Visar Hasallari është 22 vjeçar dhe është në mbarim të studimeve në drejtimin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ai ka qenë kryetar nxënësve të gjimnazit “Dardania” në Hani i Elezit dhe aktualisht është kryetar i Organizatës Rinore “KVRL Hani i Elezit”, një organizatë që merret me të drejtat e të rinjve në komunitet, duke përfituar projekte të ndryshme.
Visari ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme që kanë pasur për qëllim temat e të rinjve, sociale dhe politike. Kontributi i tij në shoqërinë civile në nivel lokal ka qenë i ndryshëm, duke ngritur çështjet dhe duke bërë presion institucioneve për marrjen e masave.
Që në fëmijërinë e hershme, Visari ka pasur dëshirë të madhe të jetë pjesë e KALLXO.com, duke shikuar emisionet e Drejtësia në Kosovë dhe duke shpresuar që një ditë të jetë pjesë e kësaj ekipe. Qëllimi i tij është të kryejë hulumtime dhe raportime që janë në dobi të shoqërisë, të luftojë korrupsionin dhe fenomenet negative.