Arrestimi i Milun Milenkoviq, rasti po trajtohet nga Prokuroria Speciale

Arrestimi i Milun Milenkoviq i dyshuar për organizim të sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, në Zveçan po trajtohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

I arrestuari, siç ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. është “Milun Milenkoviq- Llune, njëri nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijës e bandave kriminale”.

Si shkak i këtij arrestimi, alarmi për disa minuta është dëgjuar në komunën e Mitrovicës Veriore. Njësitë speciale janë pozicionuar në lagjen e boshnjakëve afër shkollës teknike.

Gjatë ditës në Lagjen e Boshnjakëve janë parë qytetarë të grumbulluar.

Zhvillimet e fundit në Mitrovicë të Veriut – Pamje