Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Armëmbajtje pa leje në shtëpinë e një mërgimtari në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 07.04.2024 ka pranuar informatën për armëmbajtje pa leje në një shtëpi në Pejë.

Sipas njoftimit, meqë i dyshuari jeton jashtë vendit nuk është siguruar prania e tij.

Në vend të tij, në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar i vëllai, pasi ai kujdeset për shtëpinë e tij.

I njëjti ka dorëzuar një pistoletë me gas me një karikator të njëjtës armë, 15 fishekë dhe 1 gëzhojë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, thuhet në njoftimin e Policisë.