Anija e ndihmave e ngarkuar me 200 ton grupe ushqimore është nisur në drejtim të Gazas 

Përpjekje të rëndësishme humanitare për ndihmë në Gaza janë duke u zhvilluar ndërkohë që një anije e ngarkuar me gati 200 ton furnizime ushqimore thelbësore niset nga Qiproja drejt kësaj enklave. 

Kjo iniciativë synon të krijojë një rrugë të re detare për të ofruar ndihma për një popullsi të zhytur në prag të urisë. I kryesuar nga anija e bamirësisë, Open Arms, dhe e mbështetur nga organizata të tilla si World Central Kitchen dhe Proactiva Open Arms, ky mision financohet kryesisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërkohë, tensionet në rajon po përshkallëzohen, me rebelët Houthi të Jemenit të mbështetur nga Irani që zotohen t’i intensifikojnë operacionet ushtarake gjatë Ramazanit në solidaritet me palestinezët në Gaza. Ky njoftim përkon me raportet e sulmeve ajrore të kryera nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, që rezultuan në viktima civile.

Kritikat për trajtimin e konfliktit në Gaza nga Izraeli po shtohen, me ministren e Jashtme të Australisë Penny Wong dhe presidentin e SHBA-së Joe Biden që shprehin shqetësime për qasjen e kryeministrit Benjamin Netanyahu. Ata paralajmërojnë se Izraeli rrezikon erozionin e mëtejshëm të mbështetjes ndërkombëtare nëse nuk e trajton krizën humanitare në Gaza.

Ndërkohë, ushtria izraelite po e heton mundësinë e eliminimit të një udhëheqësi të lartë të Hamasit në Gaza, gjë që, nëse konfirmohet, do të shënonte një goditje të rëndësishme për grupin militant islamik.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka përsëritur thirrjet për t’i dhënë fund armiqësive në Gaza dhe për ta rritur shpërndarjen e ndihmave humanitare, duke e vënë theksin tek nevoja urgjente për ta mbështetur ligjin ndërkombëtar humanitar. Guterres paralajmëron për pasoja të rënda nëse nuk ndërmerren veprime të shpejta për të lehtësuar vuajtjet e njerëzve në Gaza.

Në një zhvillim shqetësues, Izraeli ka nisur sulmet ajrore pranë Baalbekut të Libanit, duke i përshkallëzuar tensionet në rajon. Ndërkohë, organizatat izraelite të të drejtave të njeriut po e dënojnë dështimin e Izraelit për t’i respektuar vendimet e gjykatës ndërkombëtare në lidhje me lehtësimin e ndihmës humanitare në Gaza.

Në përgjithësi, situata në Gaza mbetet shumë e paqëndrueshme, me përpjekje humanitare të ndërthurura me dinamika komplekse gjeopolitike dhe dhunë të vazhdueshme./The Guardian

Përgatiti: Nuhi  Shala