Anëtari Bordit të KEK-ut: Në periudhën 2006-2008 shtyllat i janë dhënë IPKO-s pa kompensim

Në komisionin parlamentar hetimor për energjinë deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka pyetur ish anëtarin e bordit të KEK-ut, Agron Dida nëse kanë pasur listë të uzurpatorëve të objekteve të KEK-ut.

Agron Dida- ish anëtar i Bordit në KEK gjatë viteve 2006-2008 ka deklaruar se bordin në atë kohë, nuk e kanë pyetur.

Sipas tij, kompania irlandeze ESBI atë kohë kishte propozuar që IPKO-s t’i jepeshin shtylla në shfrytëzim, pa ndonjë kompensim.

“Bordin nuk e kanë pyetur për atë punë. Më kujtohet një gjë që e ka propozuar kompania irlandeze ESBI që në rrjetin ekzistues, shtyllat t’i jepen në shfrytëzim IPKO-s, pa kompensim”- deklaroi Dida.

Sipas tij, ESBI ka menaxhuar edhe me pronësinë e objekteve.

“Ky është një dëm i madh. ESBI ka menaxhuar edhe me pronësi të objekteve. As për blerje të energjisë nuk jemi pyetur”- shtoi ai.

Derisa, Fatmir Rexhepi- ish anëtar i Bordit të KEK-ut në periudhën 2006-2008, theksoi se në atë kohë nuk kanë pasur asgjë në dorë.

“Atëherë kanë qenë këto asete që janë vlerësuar ndoshta rreth 120 milionë. Ne e kemi pa si tabelë por nuk kemi pasur asgjë në dorë”- tha ai.

ESBI Consultants Limited, kompani e regjistruar në Irlandë, ishte e angazhuar në menaxhimin e Korporatës Energjetike të Kosovës në vitet 2004-2006 përmes një kontrate të lidhur me ish- AKM-në.

Ish-ministri Çeku: Kemi pasur problem me inkasimin, qytetarët nuk e paguanin rrymën