Ambasadori Jorn Rohde shprehet i shqetësuar me vendimin e MINT-it për ‘Klan Kosovën’

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur i brengosur rreth vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), e cila ka hedhur poshtë ankesën e “Klan Kosovës” për shfuqizimin e pezullimit të certifikatës së biznesit.

Ambasadori Rohde përmes një postimin në Twitter ka shkruar se mbyllja e një prej mediave më të mëdha në Kosovë do të ishte goditje për lirinë e medias.

“Shumë shqetësuese: Mbyllja e një prej mediave më të mëdha në Kosovë do të ishte një goditje serioze për lirinë e medias”- ka shkruar ambasadori Rohde në Twitter.


Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur sot se ka refuzuar ankesën e televizionit “Klan Kosova” ndaj vendimit për pezullim të certifikatës së biznesit.