Ambasadorët e Quint-it dhe shefja e Zyrës së BE-së arrijnë në Kuvend (FOTO)

Ambasadorët e pesë vendeve të Quint-it janë parë duke hyrë në ambientet e Kuvendit të Kosovës ku po zhvillohet takimi mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe të LDK-së, Isa Mustafa.

Edhe shefja e Zyrës së BE-së, Natalya Apostolova, ka arritur në Kuvend.

Kurti e Mustafa po zhvillojnë takimin e radhës në përpjekje për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje mes dy partive të tyre.

Dy liderët e partive janë takuar edhe dje dhe janë marrë vesh për takimin e sotëm.

Lëvizja Vetëvendosje njoftoi dje se për këtë takim ka ftuar edhe ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë.