Aktakuzë për falsifikim të certifikatës së veteranit të luftës 

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë kundër qytetarit me inicialet S.H., për veprat penale “Falsifikim i dokumentit” dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri S.H., më 15 mars 2018 në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përkatësisht në Departamentin për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve të Luftës dhe Viktimave Civile zyra në Pejë, fillimisht falsifikon dhe pastaj me dije përdori dokumentin e falsifikuar dhe atë certifikatën e veteranit dhe vërtetimin e Komisionit Qeveritar, ku me këtë vë në lajthim organin e lartcekur të cilët duke menduar se këto janë të vërteta e vendosin në skemën pensionale dhe veteranëve të luftës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Shtetit, me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave të përshkruara sikur më lart.

Krejt në fund të njoftimit, citohet se prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpall fajtorë dhe ta dënojë sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barë.

KALLXO.com ka raportuar edhe më parë lidhur me rastet e falsifikimit te certifikatave te veteranëve.

http://kallxo.com/ekskluzive-kush-jane-te-akuzuarit-per-mashtrim-lidhur-me-statusin-e-veteraneve-te-uck-se/