Ilustrim
Aktakuzë ndaj një personi në Pejë për falsifikim të parasë
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për falsifikim të parasë.
Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit 2023, kur i pandehuri, A.M, duke e ditur se paratë ishin të falsifikuara, i ka vënë ato në qarkullim. Ai i kishte borxh një shumë prej 21,500 euro personit me inicialet S.Q..
Prokuroria sqaron në njoftimin e datës 21.08.2025 se i pandehuri i ka kthyer 3,500 euro në para të rregullta, ndërsa për pjesën e mbetur prej 18 mijë euro, si garanci i ka dorëzuar një shumë prej 9 mijë dollarësh, të cilat më pas është vërtetuar se ishin të falsifikuara.
Në aktakuzë, prokurori i rastit ka kërkuar jo vetëm dënimin e të pandehurit, por edhe konfiskimin e parave të falsifikuara, si dhe një urdhër për kompensimin e dëmit ndaj të dëmtuarit.
