Aktakuza ndaj Kadri Veselit, deklarohen avokatët e tij

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Avni Bytyçi, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka bërë të ditur se janë deklaruar avokatët e Kadri Veselit në lidhje me aktakuzën kundër tij nga Gjykata Speciale.

Bytyçi ka njoftuar se Veseli ka arritur në Hagë dhe është proceduar, si dhe do të ketë mundësinë për të folur me përfaqësuesit ligjorë, Ben Emmerson QC, i cili mbështetet në Kosovë nga avokati Kujtim Kërveshi.

“Tani sa procedurat ligjore janë duke u zhvilluar, nuk do të ketë deklarata të mëtejshme nga kjo zyrë. Siç tha z. Veseli në deklaratën e tij këtë mëngjes, tani ai është një qytetar privat dhe kërkon që ky status të respektohet. Në këto rrethana, ne nuk jemi në gjendje për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëtejshme (rreth gjendjes së tij) nga mediat në këtë kohë”, ka njoftuar Bytyçi, duke cituar avokatin e Veselit.

Gjatë ditës së sotme iu është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi.

Dy të parët kanë dhënë dorëheqje nga funksionet e tyre politike, Thaçi nga pozita e presidentit e Veseli nga pozita e kryetarit të PDK-së. Kurse të tre menjëherë janë nisur për në Hagë.

Thaçi, Veseli dhe Selimi nisen për në Hagë