Ilustrim

Aksioni i Prokurorisë Speciale, ngrihen 700 mijë euro, arrestohen 18 persona

Janë ngrirë 700 mijë euro e janë arrestuar 18 persona për dy ditë në një aksion i cili po heton bizneset me “Call center”.

Kështu ka njotuar Prokuroria Speciale e Kosovës.

Siç ka njoftuar ky institucion, aksioni është zhvilluar në dy qytete ndërsa janë sekuestruar edhe 160 mijë euro.

“Aksioni i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i nisur një ditë më parë në “Call center” në 17 lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Ferizaj, ka vazhduar edhe sot.  Prokuroria Speciale njofton se gjatë ditës së sotme janë ngrirë shtatëqind mijë (700.000) euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë e “Call center” në mënyrë të kundërligjshme, lidhur me veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Krimit të organizuar””, thuhet në njoftim.

“Deri më tani nga ky operacion janë ngrirë shtatëqindmijë (700.000) euro, janë sekuestruar njëqindegjashtë dhjetëmijë (160.000) euro, gjashtë (6) vetura, janë arrestuar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe një numër i konsiderueshëm i kompjuterëve, serverëve dhe telefonave mobil e të cilët janë shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale”, thuhet në njoftim.

Arrestohen 8 persona në Kosovë, dyshohet se mashtronin qytetarë në Gjermani

www.kallxo.com