Aksion i gjerë i IPK-së, në mesin e të arrestuarve edhe një polic

Nga një aksion i Inspektoratit Policor të Kosovës në mëngjesin e sotëm KALLXO.com merr vesh se nën pranga kanë përfunduar një zyrtar policor dhe dy qytetarë nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm.

Inspektorati Policor i Kosovës përmes një njoftimi bën të ditur se aksioni policor po zhvillohet në 5 lokacione të ndryshme.

“Sot që nga orët e hershme të mëngjesit, Inspektorati Policor i Kosovës (tutje IPK), i mbështetur nga njësi të reagimit të shpejtë të policisë është duke zbatuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, për kontroll dhe sekuestrim të dëshmive që do të gjenden gjatë kontrollit. Operacioni po zhvillohet në pesë (5) lokacione të ndryshme ndaj disa të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm”- thuhet në njoftimin e IPK.