Aksidentohet një veturë me një kamion në Prizren, një i lënduar

Një person është lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në autostradën Prizren-Vërmicë.

Lajmin e konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

“Në aksident janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka konfirmuar Krasniqi për KALLXO.com.

Tutje Krasniqi ka thënë se njësitet policore kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes.