Vetura e Policisë së Kosovës e aksidentuar. Foto: KALLXO.com

Aksidentohet një veturë e Policisë në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Të përfshirë në aksident, siç mund të shihet në disa fotografi që janë dërguar në redaksinë e KALLXO.com janë dy vetura.

Njëra nga këto vetura i përket Policisë së Kosovës.

KALLXO.com ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marr më shumë detaje, mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi nuk është marr ndonjë përgjigje.

Vetura e Policisë së Kosovës e aksidentuar. Foto:KALLXO.com