Aksidenti në Skenderaj, Policia jep detaje

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë, ku një veturë është rrokullisur.

Në një prononcim për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se ka ndodhur një vetaksident dhe dy persona që ndodheshin në veturë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar tretman mjekësor.

“Sonte, rreth orës 20:00, në rrugën ” Skënderbeu” në Skenderaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona që ndodheshin në veturë kanë  pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë kërkuar  tretman mjekësor. Policia ka nisur hetimet  për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”- njoftoi Zahiti.

KALLXO.com pak më parë ka raportuar për këtë rast, pasi një qytetar kishte dërguar një foto në adresë të redaksisë, në të cilën shihej vetura e rrokullisur.

Aksident në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë, rrokulliset vetura