Policia me detaje për vetaksidentin me fatalitet në Pejë

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që është regjistruar në orët e mbrëmjes së datës 08.03.2024. 

Policia ka njoftuar se ngjarja u regjistrua në fshatin Poqestë të Pejës. 

Sipas policisë, drejtuesi i automjetit derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vet-aksidentin duke humbur kontrollin mbi veturë. 

Fillimisht sipas policisë, i njëjti kishte goditur një shtyllë betoni elektrike dhe ka përfunduar jashtë rrugës në disa shkurre.  

Si pasojë, drejtuesi ka pësuar lëndime të rënda-vdekjeprurëse dhe pasi është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. 

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.

Pejë, një i vdekur në një aksident trafiku