Aksident trafiku në rrugën Klinë – Gjakovë, lëndohet një person

Një person është lënduar sot në një aksident trafiku që ka ndodhur në aksin rrugor Klinë – Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30.

“Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Klinë – Gjakovë, në vendin e quajtur Kodra e Meqes, një person është lënduar”, tha ai.

Gjurkaj tha se personi që ka marrë lëndime trupore është liruar pasi ka marrë tretmanin mjekësor. /Telegrafi/