Aksident trafiku në rrugën "Ali Vitia" në lagjen Kalabria në Prishtinë. FOTO: KALLXO.com

Aksident trafiku në Prishtinë, Policia e autoambulanca në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Ali Vitia” në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

Në këtë aksident dyshohet se ka edhe të lënduar.

Nga pamjet që ka siguruar KALLXO.com shihen edhe zyrtarët policorë dhe një autoambulancë në vendin e ngjarjes.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe është në pritje të detajeve.