Aksident trafiku në Prishtinë, Policia dhe autoambulanca në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në udhëkryqin afër Mensës së Studentëve në Prishtinë.

Në këtë aksident janë të përfshira së paku dy vetura.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë dhe autoambulanca, e cila ka marrë një person që duket se është lënduar në këtë aksident.