Ilustrim

Aksident trafiku mes një treni dhe një automjeti në Fushë-Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:15 në rrugën “Pajazit Islami” në vendkalimin hekurudhor në Fushë-Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka shpjeguar se në aksident janë përfshirë një tren dhe një automjet.

Borovci ka bërë të ditur se përveç dëmeve materiale nga ky aksident nuk raportohet për të lënduar.

Sipas zëdhënësit Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.