Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, vdes një grua

Një aksident trafiku, të cilin Policia po e cilëson vetaksident, ka përfunduar me fatalitet sot në mëngjes.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Një grua ka vdekur, ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime.

Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Agron Borovci.

“Rreth orës 04:30, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një vetaksident komunikacioni rrugor. Si pasojë e këtij vetaksidenti një person (femër)  ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor.”, ka thënë ai.

Sipas Borovcit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.