Ilustrim

U rrokullis vetura në rrugën Prishtinë - Pejë, vdes i aksidentuari

Një veturë është rrokullisur në rrugën Prishtinë – Pejë, saktësisht te vendi i njohur si “Kroi i Mbretit”. Policia e Kosovës ka njoftuar se personi i aksidentuar ka vdekur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka treguar se personi i aksidentuar në këtë vetaksident që kishte ndodhur rreth orës 13:40, ishte dërguar për trajtim mjekësor por më pas Emergjenca ka njoftuar se i njëjti ka vdekur.

“Lidhur me njoftimin rreth aksidentit që ua kemi përcjellë më herët, nga Emergjenca jemi njoftuar se personi që është dërguar për trajtim mjekësor, është pa shenja jete” – ka thënë Krasniqi.

Më herët KALLXO.com njoftoi për vetaksidentin te “Kroi i Mbretit”.

“Rreth orës 13:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Njësia policore e trafikut njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident)”- kishte deklaruar Krasniqi.

Rrokulliset një veturë në rrugën Prishtinë – Pejë, lëndohet një person