Tre persona lëndohen në një vetaksident në Klinë, një fëmijë lëndohet rëndë

Tre persona kanë pësuar lëndime në një vetaksident që ka ndodhur në fshatin Grabanicë të Klinës. Një nga të lënduarit është një fëmijë, që sipas policisë ka marrë lëndime të rënda.

Zëdhenësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, për KALLXO.com ka thënë se kanë marrë trajtim në Spitalin Rajonal në Pejë kurse fëmija është dërguar në Qendrën Klinikë Universitare.

“Policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Grabanicë në Komunën e Klinës. Si pasojë, lëndime kanë pësuar tre persona, njëri nga të lënduarit është fëmijë i cili ka pësuar lëndime të rënda. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Mjekësore Familjare dhe në Spitalin Rajonal në Pejë, kurse fëmija, me udhëzim të mjekut kujdestar, është dërguar në QKUK”- ka bërë të ditur Gashi më 24.02.2024.