Aksident në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, lëndohet një këmbësor

Një aksident ka ndodhur sot në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një këmbësor dhe një automjet.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila tha se lëndime trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 16:40  kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”- tha Ahmeti për KALLXO.com.

Ahmeti njofton se me rastin po merret njësiti i trafikut.