Foto: Ilustrim
Aksident në Podujevë, vdes një grua
07.7.2023 - 10:31
Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Podujevë në mes dy veturave më 6 korrik, rreth orës 19:30.
Fillimisht, të lënduar mbetën katër persona, përderisa njëra nuk ka arritur t’ mbijetojë plagëve dhe ka vdekur.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një grua si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, një orë e gjysmë pas mesnatës, pra më 7 korrik 2023 ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Policia e Kosovës ka thënë se trupi i viktimës, me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Në raport policor është njoftuar se edhe personat e tjerë të lënduar në aksident po ashtu janë dërguar për tretman mjekësor.