Aksident në Komoran

Një aksident zingjior ka ndodhur para pak qastesh në aksin rrugorë Prishtinë Pejë. Siç raporton gazetari i KALLXO.com një makinë BMW e modeleve të fundit është përplasur me dy makina të tjera në afërsi të Komoranit të Drenasit.

KALLXO.com sjell fotografi nga vendi i aksidentit ku janë parë edhe forcat e policisë të thirrura për të trajtuar rastin. Aksidenti ka shkaktuar kolona të gjata në këtë aks rrugor.