Aksident në Komoran, katër persona të lënduar

Katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Komoran.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:30 dhe të përfshira janë dy vetura.

“Rreth orës 18:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, fshati Komoran. Njësia policore njofton nga vendi i ngjarjes se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore” – tha ai.

Krasniqi tha se Policia është duke u marrë me rastin.