Aksident mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë-Pejë, dy persona të lënduar

Dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve që ka ndodhur në Kijevë, në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 16:10, në fshatin Kijevë ka ndodhur aksident trafiku mes tri automjeteve. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale,  deri më tani dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”- ka thënë ai për KALLXO.com.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.