Aksident me fatalitet në Radac

Një person ka vdekur dhe një është lënduar rëndë në një aksident trafiku në fshatin Radac – Pejё.

Sipas njoftimit të policisë aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

“Njё veturë me targa vendore, ka dalё nga rruga dhe ka rёnё nё lumin (Drini i Bardhё), nga vetura disa qytetarë rasti i kanё nxjerrё dy persona tё lënduar rёndё”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje thuhet se nё vendin e ngjarjes kishin dalur zjarrёfikёsit dhe autoambulanca, nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar se njёri nga personat e lënduar ishte pa shenja jete, ndёsa i lënduari ёshtё dёrguar me autoambulancё nё Spitalin Rajonal nё Pejё.

Me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.