Ndotja e ajrit në Prishtinë. Foto: Urim Krasniqi
Ajër me cilësi të dobët në shumicën e komunave të Kosovës
Në shumicën e matësve të cilësisë së ajrit, të vendosura nga Instituti Hidrometereologjik i Kosovës, kanë treguar se cilësia e ajrit është e dobët.
Në matësit e vendosur në Drenas, Gjilan, Mitrovicë, Han të Elezit, Pejë dhe Prizren, cilësia e ajrit është e dobët.
Ndërsa sipas matësve të vendosur në Prishtinë dhe Obiliq, cilësia e ajrit është e pranueshme.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.
Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.
Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.
Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.
Duke klikuar në linkun e më poshtëm ju mund të merrni informata rreth rëndësisë së cilësisë së ajrit –LINK.
Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Interneës Kosova.