Agim Aliu. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Agim Aliu ndihet keq për mungesën e produkteve higjienike në QKMF në Ferizaj

Pamjet e mungesës së deterxhentit e sapunit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizajt e kanë befasuar Kryetarin e Komunës, Agim Aliu.

Aliu i ftuar në debatin “Jeta në Komunë” u përball me gjetje e hulumtimit për Komunën e Ferizajt.

Ai tha se nuk ndihet mirë në lidhje me gjendjen e QKMF-së dhe tha se do të kërkojë llogari tek personat përgjegjës për këtë pakujdesi.

“Nuk është e komplikuar (të vendosim sapunë në banjo) më erdhi keq kur i pashë këto pamje dhe nuk do të duhej të ndjehej askush mirë dhe sigurisht do të kërkojmë përgjegjësi, pse ka ndodhur kjo mungesë. Nëse (mungesa e sapunit) është nga spitali normalisht nuk është përgjegjësi e jona por gjithsesi do të kërkojmë llogari”, u shpreh ai.

Institucionet Shëndetësore në vend vazhdimisht bëjnë thirrje tek qytetarët që të mbajnë pastërti, mirëpo KALLXO.com në muajin gusht pati vizituar  edhe banjot e Klinikës Gjinekologjike aty ku trajtoheshin pacientët e infektuar me COVID-19, edhe aty është parë papastërti dhe mungesë e sapunit.

 

 

Pamje skandaloze nga ambientet ku trajtohen pacientë me Coronavirus