Arban Abrashi, Arkiv

Abrashi: NISMA na përkrahë mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Kreu i LDK-së Isa Mustafa është takuar edhe me kryetarin e NISMA-s Fatmir Limaj, një ditë pasi LDK vendosi që të iniciojë mocion mosbesimi për Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

Pas këtij takimi Arban Abrashi nga LDK, para mediave tha se NISMA e përkrahë nismën për mocionin ndaj Qeverisë Kurti.

“Edhe me kryetarin Haradinaj dhe kryetarin Limaj, kryetari Mustafa ka diskutuar për gjendjen politike dhe për situatat tjera aktuale. Është diskutuar për pandeminë, dialogun por edhe për mocionin. Ata do ta përkrahin mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë”, tha Abrashi.

“Me PDK-në s’jemi takuar. Do të shohim në ditë në vijim. Kryetari Mustafa do të provojë të takohet më vonë edhe me z. Pacolli. Besoj që sa më shpejtë do ta çojmë mocionin sepse s’kemi kohë me humbë në këtë situatë me pandeminë”, tha ai.

“Unë mund të flasë veç për Kryesinë e LDK-së, nuk mund të flasë për grupin parlamentar, sepse ende s’kam shkuar, atje ka takim momentalisht. Në Kryesi ka pasë konsensus për mocionin përveç 1 apo 2 vota kundër, që kanë dal në media. Ne nuk besojmë që duhet shkohet në zgjedhje, duhet të gjendet një zgjidhje kreative, deri të kalohet kjo situatë me pandeminë”, tha ai.

 

LDK inicion mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti

.