Abdixhiku: Kjo qeveri po na përçan

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i është drejtuar qytetarëve me ftesë për t’iu bashkuar “Rrugës së re”, duke thënë se pushteti po na ndan, po na përçan e po na lë në të njëjtin vend.

Abdixhiku thotë se pas katër takimeve me opinionistë e gazetarë, organizata të shoqërisë civile, ligjërues universitarë dhe me mbi 100 biznese kryesore në vend ka parë më të mirën për vendin.

“Mes mendimeve të tyre, kam parë më të mirën e vendit. Potencialin e jashtëzakonshëm që kemi si shtet e si shoqëri dhe masën kritike që mund ta shtrojë këtë rrugëtim” – është shprehur kreu i LDK-së.

Në këto takime, ai thotë se ka parë edhe shqetësimin e njerëzve për Republikën e Kosovës dhe vullnetin e tyre për të ndryshuar politikën rrënjësisht.

“Pushteti po na ndanë, po na përçanë, po na lë në të njëjtin vend. Përplasjet na çojnë çdo ditë, krizat po aq shpesh, e ne jemi shndërruar në spektaroë të fatit tonë teksa njerëz me plot urrejtje a pa vullnet për punë vendosin për ne”. Ai po ashtu ju ka bërë thirrje të gjithëve që t’i bashkohen ‘rrugës së re’, pavarësisht bindjeve e dallimeve, si rrugë e domosdoshme për vendin tonë.” – tha Abdixhiku më tej.

Abdixhiku tha se do t’i vazhdojnë edhe takimet, unifikimin dhe shpalosjen e ideve konkrete në programin e kësaj rruge.