A e keni provuar opsionin më të ri në WhatsApp?

Fotografia dhe videoja do të zhduken nga biseda pasi pranuesi i hap ato, por WhatsApp paralajmëron se një pamje e ekranit ende mund të bëhet, shkruan portali kroat tportal.hr.

Në fillim të gushtit, një opsion mbërriti në WhatsApp popullor që lejon që videot dhe fotot e dërguara të shihen vetëm një herë, pas së cilës ato pastaj zhduken.

Facebook gjithashtu ka bërë të ditur këtë risi përmes llogarisë së tij në Twitter, duke thënë se “më në fund mund të dërgojmë një fotografi të një frizure të re ose të një kodi Wi-Fi”.

Kujtojmë se ky opsion mund të aktivizohet duke klikuar në ikonën numër 1 në fushën e shtimit të titullit kur dërgoni medie.

Burimi: Shutterstock 

WhatsApp pastaj na bën me dije se fotografia dhe videoja do të zhduken nga biseda pasi pranuesi i hap ato, por paralajmërojnë se pamja e ekranit ende mund të merret.

Përktheu: Nuhi Shala