Banka Ekonomike hap ekspozitën e librit “Në tokën amë, Kosovë” dhe i dhuron donacion Muzeut Kombëtar të Kosovës

Banka Ekonomike përmes këtij libri “Në tokën amë, Kosovë”, ka sjellë më shumë se vetëm fotografi, më shumë se vetëm fjalë të thurura. Duke i qëndruar besnik idealit si bankë 100% vendore, Banka Ekonomike gjithmonë ka punuar dhe vepruar për të mirën e vendit, duke synuar në promovimin e një shteti plotë vlerë.

Në ceremoninë e ekspozitës, Kryeshefi Ekzekutiv Shpend Luzha theksoi se: “Përgjegjësia shoqërore e korporatës është një nga vlerat kyçe të Bankës Ekonomike, ne jemi mbështetës aktiv i kulturës dhe artit në Kosovë dhe kontribuojmë në ruajtjen e vlerave dhe trashëgimisë kulturore Kosovare”.

“Fotografi të dokumentuara nga fotografët tonë të njohur, duke nisë nga vendet më të fshehta e deri te urbanizmi i hapur. Ky libër voluminoz me mbi 480 foto përbën një mori të dhënash mbi trojet tona, vende arkeologjike, objekte fetare, botën e gjallë, egërsinë e natyrës, institucionet e kulturës, trashëgiminë që e ruajmë me nder e privilegj”, theksoi ai.

Përveç tjerash Z. Luzha theksoi se: “Banka Ekonomike ka vendosur që fotot të cilat janë realizuar nga fotograf të mirënjohur të Kosovës, të ja dhuroj donacion Muzeut Kombëtar të Kosovës, duke ju mundësuar shfrytëzimin e këtyre fotove për qëllime dhe nevoja të Muzeut të Kosovës”.

Përfaqësuesja e Muzeut Kombëtar të Kosovës, Dafina Morina theksoi se: “Këto fotografi që ju i dhuroni si donacion Muzeut Kombëtar të Kosovës do të shfrytëzohen për vizitorët vendorë dhe të huaj të muzeut. Kështu që njoftohen më afër me bukuritë e natyrës dhe të trashëgimisë kulturore që janë në Kosovë”.

Falenderojmë të gjithë fotografët që morën pjesë në realizimin e librit “Në Tokën Amë, Kosovë”, e që me artin e tyre bashkëpunuan në krijimin e një libri plot vlerë.

Falenderojmë: Bleron Llugiqi, Arian Mavriqi, Bleron Çaka, Meriton Dajakaj, Shkëlzen Rexha, Granit Hyseni, Ruzhdi Pacolli, Shpëtim Kaliqani, Korr e Ha n’katun dhe Albert Sinani.