Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

A do të japë dorëheqje nga pozita e ministrit, flet Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk ka dhënë përgjigje nëse do të japë dorëheqje nga pozita e ministrit pasi tashmë është kandiduar nga partia e tij Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prishtinës.

I pyetur nga KALLXO.com nëse do të japë dorëheqje, Vitia tha se në Ministri janë duke punuar vazhdimisht për shkak të situatës së krijuar me pandeminë.

“Sonte jemi në një situatë kur e gjithë MSH pa përjashtim jemi duke punuar vazhdimisht. Kemi pasur takime të ndryshme edhe me grupe të interesit. Jemi të bashkuar që të bëjmë më të mirën për qytetar tonë që kjo valë e re me variantin Delta me një natyre krejt tjetër për përfundojë sa më mirë. Kjo mund të bëhet vetëm me vaksinim masiv”, tha Vitia.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen  më 17 tetor të këtij viti.

Të martën është shënuar numri rekord i rasteve me COVID-19 që prej fillimit të pandemisë në mars të vitit të kaluar.