COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Numër rekord i të infektuarve me COVID-19 është regjistruar sot në Kosovë

Sot, më 17 gusht është shënuar numri i madh i të infektuarve me COVID-19 që prej fillimit të pandemisë në mars të vitit të kaluar.

Ministria e Shëndetësisë, pesë persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur  ndërsa 1 mijë e 765 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga 9 mijë e 581 testime të bëra gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë poashtu ka bërë të ditur se 121 qytetarë janë shëruar nga infeksioni kështu duke arritur numri I të shëruarve në 106 mijë e 278 qytetarë.

Sipas të dhënave të fundit aktualisht në Kosovë janë 10 mijë e 183 raste aktive. Prishtina është komuna me më së shumti raste aktive, 1 mijë e 741 të tillë.