CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

8 persona të vdekur me COVID-19 në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur 8 persona që ishin të infektuar me COVID-19.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Rahovec 2 raste (65, 50 vjeç), Ferizaj 1 rast (61 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (76 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Podujevë 1 rast (73vjeç), Prishtinë 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç).”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Që nga përhapja e virusit COVID-19, në Kosovë kanë vdekur 2 mijë e 61 persona me COVID-19.