Foto: Ilustrim

61 vjeçari dorëzon në Polici portofolin e gjetur, gjendet pronarja

Një qytetar me inicialet SH.H nga Ferizaj, gjatë ditës së djeshme kishte gjetur një portofol me para dhe dokumente tek nënkalimi në rrugën “Ahmet Kaçiku”, njofton Policia.

Sipas Policisë, 61 vjeçari menjëherë e kishte dorëzuar portofolin në stacionin policor të qytetit.

Pas proceduarve të verifikimit, Policia shpjegon se paratë në shumë prej 47.00 € dhe dokumentet i janë kthyer pronares së portofolit qytetares me inicialet D.Z, për të cilën mësohet se është nga Gjilani.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin SH.H për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.