52 plumba shkrepen në drejtim të spitalit "ONIX" në Banjë të Istogut

52 plumba janë shkrepur dje pas orës 02:00 të mesnatës në Banjë të Istogut.

Rasti dyshohet të këtë ndodhur në objektet përcjellëse të Spitalit Special për Terapi Fizikale me Rehabilitim ONIX.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurorja e rastit, Lumturije Vuçetaj, e cila tha se Policia ka arritur të mbledhë 52 gëzhoja.

“Rasti është duke u hetuar, janë ndërmarrë veprime për identifikimin e të dyshuarit”, tha ajo.

KALLXO.com merr vesh se plumbat janë shkrepur në drejtim të gjeneratorit dhe antenës telefonike.

Sipas prokurores kjo është hera dytë që është gjuajtur në drejtim të spitalit “ONIX”.