G

490 euro të falsifikuara u deponuan në një bankë, punëtorja raporton policinë

Ditëve të fundit të shpeshta janë bërë rastet të cilat raportohen në lidhje me falsifikimin e parave kryesisht atyre metalike 2 euro.

Në fshatin Preoc të Komunës së Graçanicës, një punëtorë gjatë ditës së djeshme ka njoftuar policinë në lidhje me dyshimet se në bankë janë deponuar 245 monedha metalike në vlerë nga 2 euro e që ishin të falsifikuara.

Në total vlera e këtyre monedhave metalike sipas raportimit ishte 490 euro ndërsa punëtorja kishte raportuar se deponimi u bë nga klientë të ndryshëm.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar monedhat e dyshuara.

Rasti është duke u hetuar.