Ilustrim

40 të arrestuar brenda 24 orëve për mosrespektim të masave të Qeverisë

40 persona janë arrestuar nga Policia për mosrespektim të masave të Qeverisë. Raporti statistikor i policisë përmban numrin e veprave të mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë që kanë ndodhur brenda 24 orëve si dhe numrin e personave që kanë kryer këto vepra.

Poashtu ky raport përfshinë edhe rajonet se ku ka ndodhur ngjarja.

Në Prizren rezulton të jetë numri më i madh i personave të arrestuar.

Në këtë qytet gjatë 24 orëve kanë ndodhur 16 raste, ndërsa janë përfshirë 23 persona.

Pas Prizrenit, Prishtina është e dyta për nga numri i personave, gjithsej 7 persona e 3 raste.

Më pas vjen Gjilani me 2 raste të ndodhura dhe të përfshirë 5 persona.

Peja me 3 raste të përfshirë 4 persona, ndërsa Mitrovica e Jugut ka 1 rast dhe 1 person të përfshirë.

Ndërsa Ferizaji, Gjakova dhe Mitrovia e Veriut nuk kanë pasur asnjë rast brenda 24 orëve.

Në total rezulton të jenë kryer 25 raste, e të jenë implikuar 40 persona.