Ilustrim

311 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës

311 persona pozitivë me COVID-19 janë duke u trajtuar në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme Regjionale.

179 persona janë duke u trajtuar vetëm në Klinikat e QKUK-së, Klinika Infektive po trajton 90 pacientë, Klinika e Pulmologjisë 67 pacientë, Klinika e Mjekësisë Sportive 22 pacientë dhe Klinika Neurologjike asnjë pacientë.

26 pacientë të konfirmuar pozitivë po trajtohen në Spitalin Regjional të Prizrenit, 15 në Spitalin e Gjakovës, 60 në Spitalin e Pejës, 4 në Spitalin e Ferizajt, 21 në Spitalin e Gjilanit, 6 në Spitalin e Mitrovicës dhe asnjë në Spitalin e Vushtrrisë, i tashmë është dedikuar vetëm për pacientët me COVID pozitiv.

Nga rezultatet 24 orëshe, 12 pacientë janë në gjendje kritike ndërsa me oksigjeno-terapi po trajtohen 263 pacientë.

Gjatë ditës së djeshme ky numër ka qenë më i ulët.

303 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës