Foto: KALLXO.com

303 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës

303 persona pozitivë me COVID-19 janë duke u trajtuar në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme Regjionale.

219 persona janë duke u trajtuar vetëm në Klinikat e QKUK-së, Klinika Infektive po trajton 96 pacientë, Klinika e Pulmologjisë 88 pacientë, Klinika e Mjekësisë Sportive 17 pacientë dhe Klinika Neurologjike 18 pacientë.

30 pacientë të konfirmuar pozitivë po trajtohen në Spitalin Regjional të Prizrenit, 22 në Spitalin e Gjakovës, 57 në Spitalin e Pejës, 8 në Spitalin e Ferizajt, 19 në Spitalin e Gjilanit, 1 në Spitalin e Mitrovicës.

Nga rezultatet 24 orëshe, 8 pacientë janë në gjendje kritike ndërsa me oksigjeno-terapi po trajtohen 274 pacientë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se sot janë shënuar 132 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 118.

Ndërkaq, sipas këtyre të dhënave deri më tani numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 2,706