207 mijë euro për 8 viktimat në çështjen e Salih Mustafës

Gjykata Speciale vendos t’i dëmshpërblejë me 207  mijë euro 8 viktimat në çështjen e Salih Mustafës.

Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka shqiptuar urdhërin për dëmshpërblim të 8 viktimave në çështjen gjyqësore kundër ish-pjesëtarit të UÇK-së Salih Mustafa.

Sipas DHSK-së viktimat do të dëmshpërblehem me një shumë totale prej 207 mijë euro.

“30 mijë euro do t’i marrë viktima numër “8”, 80 mijë euro viktima numër “9”, 60 mijë euro viktima “10”, nga 10 mijë euro viktimat “5”, “6” dhe “12”, 5 mijë euro viktima “11” dhe dy mijë euro viktima me numrin “13””- tha kryetrja e trupit gjykues.

Aktakuza e ngarkon Mustafën me përgjegjësi penale individuale dhe përgjegjësi penale si epror për krimet e kryera nga disa anëtarë të UÇK-së kundër personave të ndaluar në kompleksin e ndalimit në Zllash, në regjionin Gollak të Kosovës.

Sipas aktakuzës, në prill1999, Salih Mustafa dhe disa ushtarë, policë e roja të UÇK-së patën të njëjtin qëllim të përbashkët të marrjes në pyetje dhe keqtrajtimit të të ndaluarve në kompleksin e ndalimit në Zllash.

Qëllimi i përbashkët sipas ZPS përfshinte krimet e specifikuara si në vijim: ndalim arbitrar,trajtim mizor, torturë dhe vrasje së paligjshme.

Mustafa u arrestua dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 shtator 2020.

Këtë të enjte Specialja vendosi që  të aprovojë kërkesën për dëmshpërblim të 8 viktimave.

Mbrojtja e viktimave dorëzoi kërkesë për zhdëmtimin e 8 viktimave të cilat pësuan dëmtim gjatë ndalimit.

Përfitues të zhdëmtimin janë 3 viktima  të drejtpërdrejta dhe 5 jo të drejtpërdrejta.

Dhomat e Specializuara obliguan  Salih Mustafën që t’i dëmshpërblej 8 viktimat me gjithsej 207 mijë euro dëmshpërblim.

Trupi gjykues ka theksuar se përgjegjësinë për pagesën e kompensimit për viktimat e mban Mustafa.

Trupi gjykues ka theksuar se përgjegjësinë për pagesën e kompensimit për viktimat e mban Mustafa

Ndërkaq, në shtojcë Gjykata ka cekur se Mustafa nuk i zotëron këto të holla për zhdëmtim. Gjykata kërkoi që Mustafa t’i dorëzojë dokumentet që vërtetojnë këtë rrethanë.

Gjykata Speciale urdhëron Qeverinë e Kosovës që të krijojë një mekanizëm për kompensim të viktimave.

Në rast se shteti i Kosovës nuk përmbush detyrimet e saj brenda një kohe të arsyeshme atehrë pritet krijimi i një fondi nga DHSK.