200 mijë firma turke kërkojnë ndihmën e qeverisë

Berat Albayrak, Ministri turk për Financat dhe Thesarin të dielen njoftoi se 200 mijë firma që punësojnë më shumë se 2 milionë punëtorë në Turqi aplikuan për ndihmë nga qeveria, raporton Balkan Insight.

Punonjësit e këtyre firmave do të marrin një kompensim nga fondi i punës afatshkurtër i qeverisë.

“700 mijë punëtorë janë aprovuar dhe pjesa tjetër do të aprovohet së shpejti,” tha Albayrak.