Lajm i Fundit, Coronavirus

2 nga të infektuarat me COVD-19 nga Peja janë shtatzëna, gjendja e tyre stabile 

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar dje se 4 raste me COVID-19 janë nga Komuna e Pejës.

Drejtori i Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci, në një bisede për KALLXO.com ka dhënë detaje lidhur me të infektuarit.

Loci tha se 4 rastet janë raste kontakti me një mjek të Komunës së Gjakovës i cili ka rezultuar pozitiv më herët.

Sipas tij, 2 prej tyre janë shtatzëna dhe gjendja e tyre është stabile.

“4 rastet kanë qenë pacientë të doktorit” tha Loci.

Sipas ISHPK-së të infektuarit nga Komuna e Pejës, janë nga fshati Nabërgjan, Lutogllave, Vitomericë dhe Pejë.

Deri më tani, në komunën e Pejës janë 21  persona të infektuar me virusin COVID-19.