Ilustrim

17-vjeçarja denoncon dhunimin seksual në Polici

Një 17-vjeçare ka lajmëruar në polici se ishte dhunuar në vitin 2019, kur ajo ka qenë 13 vjeçare.

Denoncimi në Policinë e Kosovës është bërë të enjten në Fushë Kosovë.

Policia njofton se e ka intervistuar të dyshuarin dhe rasti është vazhduar në procedurë të rregullt.