16 studentë i bashkohen PDK-së

Partisë Demokratike të Kosovës iu kanë bashkuar  sot 16 studentë  si anëtarë të rinjë.

Enver Hoxhaj, ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së ka thënë se kjo parti  “gjithmonë i ka pasur prioritet kërkesat dhe nevojat e studentëve, nga lirimi i pagesave e deri të hapja e universiteteve të reja nëpër qytetet e mëdha”.

Hoxhaj ka shtuar se ata kanë pako të veçantë për ofrimin e kushteve më të mira për studentët e cila do të ndikojë në ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë.

“Në shërbim të këtij vizioni, Partia Demokratike e Kosovës ka përgatitur edhe një pako të veçantë që lidhet direkt me përmirësimin e kushteve për studentët kosovarë dhe ngritjen e cilësisë së arsimit. Ne mbetemi platforma më e mirë politike në vend për të gjithë studentët të cilët dëshirojnë të marrin përgjegjësi në zhvillimin e Kosovës”,  ka thënë Hoxhaj.