COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

16 raste pozitive me COVID-19, asnjë i vdekur

Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor ka bërë të ditur se brenda 24 orëve në nivel vendi 16 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga 4 mijë e 597 testime të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përderisa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjeve.

Në njoftim po ashtu thuhet se 16 qytetarë të tjerë tashmë e kanë kaluar infeksionin dhe janë shpallur të shëruar.

Aktualisht në gjithë vendin janë 428 raste aktive me SARS-CoV-2.

Deri më tani në Kosovë me virusin corona janë prekur 160 mijë e 680 qytetarë, prej tyre 2 mijë e 975 kanë vdekur ndërsa 157 mijë e 276 janë shëruar.

Sa i përket vaksinimi kundër COVID-19, MSh po ashtu njofton se 4 mijë e 597 qytetare janë vaksinuar brenda 24 orëve.

“Deri më sot 716 mijë e 855 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet tutje.